Lokale - eSIMy

Komunës së Podujevës pritet t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pas mbledhjes së mbajtur të Kuvendit Komunal.

“Sot u mbajt seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, ku morën mbështetje dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Me këtë rast iu hapë rrugë ndërtimit të çerdheve në qytet dhe Batllavë, po ashtu u miratua vendimi për dhënie në shfrytëzim të pronave të paluajtshme të komunës. Gjithashtu u formuan komisionet e ndërmarrjeve publike si; Ndërmarrja Publike “Pastrimi”, Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve”, Ndërmarrja Publike “Banimi sh.a”. Dua t’i falënderoj asamblistët e kuvendit për konstruktivitetin, racionalitetin dhe kontributin e çmuar në seancë. Vazhdojmë me punë të mira e në shërbim të qytetarëve”, është shprehur ai./Llapi.info