Lojtarët e Juventusit pritet të rikthehen në Itali në orët e ardhshme, pasi ata u larguan nga Italia shkaku i shpërthimit të coronavirusit.
Pandemia botërore ka suspenduar pesë ligat më të mëdha evropiane, derisa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehen.
Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Miralem Pjanic, pritet që në orët në vazhdim të rikthehen në Torino.
Por, Tuttosport raporton se Gonzalo Higuain po refuzon të rikthehet në këtë situatë, pasi virusi ende nuk ka kaluar në Itali.
Të njëjtë gjë thuhet se do ta bëjë edhe Critiano Ronaldo, që ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rrezikojë familjen e tij nga coronavirusi.
Ata do të rikthehen vetëm nëse merret vendimi që sezoni do të vazhdojë, pasi ndryshe ata do të qëndrojnë në vendlindjet e tyre.