Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në një nga spitalet në Kosovë.
Në njërën prej dhomave me plot pacientë është lënë trupi i një personi të vdekur prej mbi 5 orësh.
Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes askush nuk është marrë me këtë kufomë, transmeton Indeksonline.

“KOSOVA JONE E KALBUN MIQ!Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune!Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.






