Në fshatin Dragoc të Prishtinës është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Një person ka njoftuar policinë se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer, përcjell lajmi.net.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident.






