Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive me coronavirus, pastaj Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Vushtrria, Mitrovica e Jugut, Fushë Kosova, Peja, Podujeva, Gjakova, etj.