Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Gllamnik, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se pos Gllamnikut, asfaltimet janë duke u kryer edhe në Dobratin, Konushec, Bajçinë dhe Revuçë.

Postimi i tij:

Gjatë ditës kemi përcjellur punimet që po zhvillohen në fshatin Gllamnik në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në lagje të ndryshme në këtë fshat.

Krahas kësaj asfaltime po zhvillohen edhe në lagjet e qytetit dhe në fshatrat Bradash, Dobratin, Konushec, Bajçinë dhe Revuç.

Urime banorëve të këtyre zonave për realizimin e projekteve dhe dua t’i siguroj secilin qytetar se do të vazhdojmë me punë e projekte në çdo cep të Podujevës, dhe ne do të punojmë t’ju ofrojmë kushte më të mira të jetesës të gjithë qytetarëve.