Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka planifikuar t’i ndërtojë tri objekte të reja shkollore për vitin 2023, shkruan Llapi.info.

Sipas zyrtarëve komunalë, ndërtimi i shkollave do të bëhet në fshtrat; Obrançë, Llugë dhe Dumosh.

Për ndërtimin e tyre, komunës pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro.

Përveç tyre, sivjet është planifikuar edhe ndërtimi i shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”.

Kjo pritet të ndërtohet tek shkollat tjera të mesme, kurse objekti i vjetër do të shndërrohet në fillore.

 

 

 

 

 

/llapi.info