Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për asfaltim rrugësh në dy fshatra të saj, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatin Obrançë dhe në fshatin Katunishtë.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga faqja e Komunës së Podujevës, tenderin për t’i kryer këto punë e ka fituar operatori “Beni – Com Shpk”.

Siç thuhet në kontratë, ky operator ka ofruar çmimin më të ulët për asfaltimin e rrugëve në këto fshatra, për 50 mijë e 18 euro.

Kontrata mes Komunës së Podujevës dhe operatorit ekonomik është nënshkruar sot./Llapi.info