Komuna e Podujevës ka planifikuar t’i asfaltojë rrugët edhe në disa fshatra të saj, shkruan Llapi.info.
Sipas kontratave, të publikuara nga faqja zyrtare komunale, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në Gllamnik, Revuçë dhe Bajçinë.
Për fshatin Gllamnik, tashmë është dhënë kontrata, ndërkohë që për dy të tjera po vazhdojnë procedurat e prokurimit.
Në kontratë bëhet e ditur se për asfaltimin e rrugëve në fshatin Gllamnik, tenderi i nënshkruar, i ka kushtuar komunës së Podujevës 111 mijë e 846 euro.
Tenderin e ka fituar “Grupi i Operatorëve Ekonomik Quality Asphalt SH.P.K.; N.N.SH. ËORLD MEDIUM”, i cili ka ofruar çmimin më të ulët.
Ndërkaq, për rrugët në fshatin Bajçinë dhe Revuçë – afati për aplikim nga operatorët ekonomikë është më 6 shtator. Komuna ka parashikuar t’i ndajë mbi 140 mijë euro./Llapi.info






