Në kuadër të propozim rregullores për orarin e punës së bizneseve që operojnë në territorin e komunës së Podujevës, drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës ka organizuar dy takime; me përfaqësues të bizneseve dhe me qytetarët, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Takimi me qytetarë u mbajt sot në sallën e kuvendit komunal, ku çdo qytetari ju dha mundësia për t’i paraqitur propozimet, sygjerimet dhe vërejtjet lidhur me orarin e punës së bizneseve.

Pas diskutimeve të shumta nga qytetarët ku nuk gjetën pajtushmëri të propozimeve, drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, theksoi që grupi punues pas këtyre dy takimeve mjaft të rëndësishme për ndryshim rregulloren në fjalë do marrë në konsideratë të gjitha propozimet dhe sygjerimet me qëllim që t’i inkorporojë dhe të gjej një zgjidhje e përbashkët për të gjitha palët, si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Në takimin e mbajtur më 22 gusht me përfaqësues të bizneseve ishte propozouar që sipas kësaj rregullorje të punojnë vetëm zonat turistike si e Orllanit dhe Kërpimehut të punojnë për shkak të fluksit të vizitorëve në fundjavë, ndërsa zonat urbane të mbajnë ditë pushimi.

Qytetarët kanë mundësi që të gjitha propozimet e tyre t’i paraqesin deri në fund të muajit gusht edhe përmes formës elektronike në email adresën; [email protected]./Llapi.info