Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky parking do të ndërtohet  në sheshin “Ali Ajeti” dhe se realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.

“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, shkruan ai.

Ndërtimi i këtij projekti pritet të kushtojë miliona euro.

 

 

 

/llapi.info