102, 28 për qind e banorëve të fshatit Llapashticë, kanë votuar në ditën e djeshme për kryetar të Podujevës, njofton Llapi.info.

Kur shifra e numrit të banorëve të cilët kanë votuar gjatë ditës së 22 tetorit do duhej të ishte 100 për qind, në numërimin që së fundi KQZ ka publikuar, në fshatin Llapashticë ka ndodhur e kundërta.

Atje, votuan më shumë sesa normalja. 102.28% është përqindja e votuesve të këtij fshati.

Kujtojmë se komuna e Podujevës sipas rezultateve përfundimtare të KQZ- së do të shkojë në balotazh. Më 19 nëntor llapjanët do të votojnë sërish për të zgjedhur në mes udhëheqësit të LDK- së, Agim Veliu dhe atij të LVV- së, Ajet Potera.