Gjendja me shtyllat e vjetra elektrike në fshatin Godishnjak të Podujevës është e rënduar, shkruan Llapi.info.
Atje, sipas banorëve, shtyllat tashmë kanë rënë në tokë. Banorët i kanë thënë portalit Llapi.info, ku edhe i kanë dërguar pamjet, se përçuesit elektrikë janë nëpër tokë, të cilat mund të rrezikojnë kalimtarët.
Ata kanë kërkuar nga ekipet e KEDS-it që të intervenojnë. Llapi.info ka raportuar edhe dje në lidhje me gjendjen e shtyllave elektrike në këtë fshat.
Në anën tjetër, si pasojë erërave të forta, edhe fshati Shajkoc i Podujevës ka mbetur pa energji elektrike që nga dita e djeshme./Llapi.info







