Lokale - eSIMy

49 parcela, 6 mijë – deri në 7000 metra katrorë, është projekti që pritet të nis në Podujevë.

Bëhet fjalë për projektin e Zonës Industriale, i cili do të ndërtohet në fshatin Livadicë, i cili, njëherësh, është njëri ndër projekti më i madh në këtë komunë.

Madje, pak kohë më parë, janë mbajtur edhe tubime me pronarë të bizneseve, e në tryezë ishin edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Por, çka thoshte Bulliqi për Zonën Industriale gjatë fushatës zgjedhore, ku edhe pati bërë premtimin për ndërtimin e saj?

Bulliqi ishte shprehur se ky projekt do ta transformojë Podujevën, ku është projektuar me 49 parcela.

“Është projekti që transformon dhe zhvillon komunën. Duke qenë në kufi dhe buzë rrugës që lidhin Kosovën me Evropën, ky projekt do ta shndërroj Podujevën në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit. Zona Industriale e projektuar në 49 parcela, me hapësira nga 6000 në 7000 metra katrorë, do të ofroj gjithë infrastrukturën dhe hapësirën e nevojshme për prodhuesit tanë, për afaristët nga mërgata dhe gjithë investitorët e huaj që duan të investojnë në Podujevë. Realizimi i zonës do ta transformoj ekonominë tonë, duke krijuar vende pune për të rinjtë e komunës sonë. Në kuadër të zonës do të zhvillohen veprimtari të ndryshme, me theks në industrinë përpunuese, servise dhe shërbime, shoëroome për bizneset prodhuese ekzistuese etj. Do të ketë gjithashtu hapësira për rekreacion, parqe, gastronomi dhe hapësirat për administratën e zonës”, pati shkruar ai./Llapi.info

Më poshtë video se si do të duket: