Punimet për ndërtimin e rrugës nacionale Podujevë – Prishtinë, pritet të rifillojnë shumë shpejtë, shkruan Llapi.info.
Madje, të njëjtat, do të nisin këtë javë.
Kështu ka thënë me një të komenti, zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili i është kundërpërgjigjur një qytetari.
“Të enjten, më 29 qershor”, ka thënë Hyseni.
Punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë kanë nisur në vitin 2016. Edhe përkundër që jemi në vitin 2023, këto punime nuk janë kryer ende.
Deri tash, krerët e institucioneve përkatëse “fajësonin” shpronësimet si faktor kyç i zvarritjes së punimeve, por që kjo çështje, siç patën deklaruar pak kohë më parë, janë kryer
Madje, pak muaj më parë, në teatrin e qytetit të Podujevës është bërë publik i gjithë projekti se si do të duket kjo rrugë.
Për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës pati thënë pak muaj më parë se do ndahen 37 milionë euro.
Punimet pritet të kryhen për 14 muaj..