Në Klinikën Infektive janë të shtruar 59 raste me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetsëisë të mërkurën.

Sipas njoftimit, pesë pacientë do të lirohen për t’u vetizoluar në shtëpi, 31 të tjerë janë në gjendje stabile, 21 duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse dy pacientë në gjendje më të rënduar, sidomos njëri është në gjendje kritike për jetën.

“Jemi në pritje te rezultateve për 6 raste. Sot lirohet një rast i cili ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit është duke u rritur vazhdimisht numri i të prekurve me koronavirus. Dje u regjistruan 141 raste, kurse pardje 129. Gjithsej në Kosovë, janë shënuar 1.756 raste, 968 janë shëruar, kurse 34 kanë vdekur.