Në nderim të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, delegacioni i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë shtatoreve të heronjve në qendër të qytetit dhe në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë, transmeton Llapi.info.

Kryetari Bulliqi tha se në këtë ditë të shënuar, Llapi kujton me nderimin më të lartë veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit të rënë për këtë ditë.

“Këtë datë në historinë e lavdishme të Llapit, përherë do të shënojmë si ditë të krenarisë dhe gëzimit, ditë të kujtimit e nderimit për të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për lirinë që ne gëzojmë sot”, ka shtuar Bulliqi.

Ai tha se kjo ditë nuk do arrihej kurrë pa kontributin e jashtëzakonshëm të grave dhe burrave më të mire të vendit të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për mbrojtjen e atdheut dhe pa ndihmën e forcave aleate të NATO-s të cilat u rreshtuan krah nesh për ti dhënë fund një regjimi të padrejtë shumëvjeçar.

Për shënimin e Ditës së Lirisë, agjenda e Komunës së Podujevës është e mbushur me aktivitete.

Gjatë ditës është paraparë ndarja e mirënjohjeve për udheheqësit e veterane të arsimit dhe pronarët e shtëpive-shkolla, dhurimi i çelësave të shtëpive për disa banorë të ”Lagjes së Dëshmorëve” aksion për dhurimin e gjakut dhe shumë aktivitete kulturore dhe sportive.

Ndërsa aktivitetet përmbyllen me aktivitetin e ndezjes së flakadanëve të “Shqiponja e Llapit” në hyrje të Podujevës./Llapi.info

May be an image of 1 person, outdoors and monument
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors