Për gati 12 orë, disa pjesë të Podujevës janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.
Këto reduktime i ka paralajmëruar edhe KEDS-i, ndërkohë që të njëjtat kanë nisur që nga ora 10:00 e mëngjesit.
Në një pjesë të qytetit dhe në disa fshatra rryma është lëshuar rreth orës 18:00. Mirëpo, në shumë prej tyre ka pasur probleme edhe furnizimi me internet.
Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka deklaruar se ndërprerja ka qenë e planifikuar.
“Ne e kemi dërguar në media paraprakisht dhe i kemi informuar edhe përmes ëebfaqes tonë”, ka thënë ai.
Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, qytetarët nuk kanë mundur të marrin shërbime as nga administrata komunale e Podujevës./Llapi.info






