Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror ka përfshirë Slloveninë duke ulur temperaturat, ndërsa dje pasdite dhe gjatë natës pati stuhi të fuqishme atje. Edhe sot ka stuhi lokale të cilat po vijnë duke u intensifikuar drejt Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Në orët e pasdites rrebeshe të fuqishme shiu priten deri në Serbi, ndërsa edhe në Kosovë dhe Shqipëri mund të ketë disa zhvillime në zona të izoluara.

Zhvillime të fuqishme dhe të përhapura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten nga nesër, por deri nesër do të jemi nën ndikimin e mases ekstreme të nxehtë që vjen direkt nga Afrika Veriore.

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Evropes nuk do të ketë pengesë për të ardhur te ne kësaj radhe dhe për këtë arsye nga nesër në territoret tona priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Priten edhe gjasa për ndonjë shtrëngatë mjaft të fuqishme lokale.

Gjendja sinoptike favorizon ardhjen e intstabiliteteve të fuqishme atmosferike nga Evropa në Ballkan./MeteoBallkan