Janë duke vazhduar ndryshimet në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës.
Indeksonline mëson se tashmë ka nisur ristrukturimin edhe nëpër komuna të ndryshme.
Një e tillë ka ndodhur në qytetin e Podujevës.
Isak Ejupi nuk do të jetë më komandant i Stacionit të qytetit të Llapit. Në vend të tij është emëruar Njazi Jashari.
Ndërsa, Ejupi tani e tutje do të shef i sektorit të Operativës në Drejtorin për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve, DPP.






