Djegia e mbeturinave ka shkaktuar shqetësime të shumta te banorët e fshatit Katunishtë në Podujevë.
Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale kanë treguar ndotjen enorme të ajrit që bëhet përmes hedhjes dhe djegies së plastikave të automjeteve dhe vajrave motorikë nga autoservisët.
Qytetarët janë ankuar se nuk kanë parë asnjë institucion që të marrë masë për këtë ndotje enorme që po shkaktohet.
Ndërkaq, pas pak ditësh do të nisë së zbatuari udhëzimi administrativ për gjoba për ata që hedhin dhe djegin mbeturina.










