Në sheshin Adem Jashari të komunës së Lipjanit shumë qytetarë janë mbledhur për të ndezur qirinj në kujtim të dy të rinjve lipjanas, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava.
Dy të rinjtë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodh ditën e djeshme në Duhël të Suharekës, shkruan Indeksonline.

Përpos ndezjes së qirinjve që po bëhen në shesh, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti bashkë me përfaqësues të tjerë komunal dje në orët e vona kanë vizituar familjen në fshatin Llugaxhi ku edhe kanë shprehur ngushëllime.
Në komunën e Lipjanit sot u shpall ditë zie, me rastin e humbjes së jetës së dy të rinjve në këtë aksident.

Duhet përkujtuar që vitin e kaluar dhe këtë vit pati një numër të madh të aksidenteve, shumë prej tyre edhe me fatalitet.






