Qepa pos shijes së mirë në ushqime ka edhe efekte të jashtëzakonshme në shëndetin tonë.
Sigurisht se ka njerëz që nuk e konsumojnë qepën, por njihuni me disa nga problemet shëndetësore që trajton, transmeton Klan Kosova.
Djegjet
Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë
në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni
për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien.
Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.
Veshët e bllokuar
Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.
Eliminon toksina nga trupi
Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e
dini gjatë natës organizmi filtron toksina në mënyrë natyrale dhe qepa
është një simulant shumë i mirë i këtij procesi.
Kundër pickimit të bletëve dhe grerëzave
Këto pickime mund të jenë shumë të rrezikshme, veçanërisht në qoftë se
jeni alergjikë ndaj këtyre insekteve. Mos u frikësoni në një situatë si
kjo. Merrni menjëherë një qepë të shtypur ose të grirë në rende dhe
vendoseni në zonën e pickuar.
Normalizon temperaturën e trupit
Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla
dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për
të ulur temperaturën. Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.