Lokale - eSIMy

Në fshatin Prugovc të Komunës së Prishtinës tash e afro një dekadë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre vëllezërit Blakçori nga Komuna e Podujevës.

Ata posedojnë serrën me lulishte në të cilën mbjellin e shesin shumëllojshmëri lulesh, raporton “Emisioni Sot” i KTV-së.

Kemajl e Bardhyl Blakçori punën në lulishte thonë se e nisin çdo ditë nga ora 8 në mëngjes.

Por, ndryshe nga ditët e zakonshme, periudha e pandemisë sipas vëllezërve Blakçori pati efektin e saj, pasi që numri i blerësve është reduktuar.

Një veprimtari të tillë me lulet, vëllezërit nga Podujeva thonë se e bëjnë me dëshirë, pasi që të njëjtën e kanë trashëguar nga familjarët e tyre.

Për më tepër, shikoni videon më poshtë.