Shoqata bamirëse Qatar Charity në bashkëpunim me Komunën e Podujevës kanë ndihmuar sot 60 familje skamnore nga kjo komunë me pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera të nevojshme për një familje, njofton Llapi.info.

Sipas kësaj shoqate në këto pako ndihmëse kanë qenë të përfshira nga 5 metër dru për çdo familje, nga dy pako me ushqim si dhe nga 80 euro, të cilat, sipas një organizimi nga kjo shoqatë, familjet janë dërguar në Fushë Kosovë për të blerë veshmbathje.

Për një familje vlera përfituese në këtë aksion humanitar ka qenë 400 euro./Llapi.info