Federata e Futbollit të Italisë është pajtuar të shtyjë përfundimin e edicionit 2019\2020 në Serie A nga 30 qershori për 2 gusht.

Sipas agjencisë Ansa, kjo marrëveshje është në linjë me sugjerimet e dhëna nga UEFA të enjten, që ka kërkuar të përfundojnë kampionatet nacionale deri më 3 gusht.

Federata italiane të enjten ka mbajtur një mbledhje emergjente, ka njoftuar Ansa.

Edicioni është dashur të përfundoj më 30 qershor, kur përfundojnë edhe kontratat dhe marrëveshjet e huazimit.

Ndryshimi i bërë të enjten jep kohë shtesë për të përfunduar edicionin pas ndalesës së gjatë.

Skuadrat e Serie A shpresojnë të kthehen në stërvitje më 4 maj, kur masat për lëvizje pritet të lehtësohen. Më pas synimi është që ndeshjet e para të Serie A apo të Kupës së Italisë të luhen prej 27 deri më 31 maj, më së voni në fillim të qershorit. Qershori e korriku pritet të shërbejnë për ndeshje të kampionateve vendore, ndërsa gushti do të jetë i mbushur me ndeshje të Championsit dhe të Ligës së Evropës, raporton Koha.net