Ndeshja e futbollit në ligën hungareze mes Debrecenit dhe MTK Budapestit ishte shtyrë për shtatë minuta pasi mbrojtësi i ekipit vendas, Erik Cikos, nuk ishte në gjendje të hiqte unazën e tij të martesës.
Të gjitha stolitë, përfshirë unazat, gjerdan dhe vathët janë të ndaluara dhe duhet të hiqen para futjes në fushë, sipas rregullave të FIFA-s.
Pamjet televizive kanë treguar Cikosin teksa kishte probleme të hiqte unazën nga gishti, pavarësisht përpjekjeve të shumta të 30-vjeçarit sllovak dhe stafit të Debrecenit.
Pas shtatë minutave, ndeshja nisi me Cikosin që u zëvendësua nga Erik Kusnyiri në ekipin startues.
Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 3 me 3.