Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Dumnicë – Llaushë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Me këtë rast, nënkryetari Rudari, tha se ky projekt është i rëndësishëm për faktin se kjo rrugë është në afërsi të shkollës së re të fshatit.
Ndërtimi i trotuarit në rrugën që lidh fshatin Dumnicë e Poshtme dhe Llaushë rritë sigurinë në rrugë për banorët e këtyre fshatrave, e në veçanti për nxënësit.
Trotuari i cili po ndërtohet është në një gjatësi prej 1.5 km./Llapi.info






