Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e stacionit të autobusëve në këtë komunë dhe disa projekte tjera, raporton Llapi.info.

Pas takimit, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri Damka kanë mbajtur një konferencë për medie, derisa është bërë e ditur se ky projekt, sipas tyre, do të nis këtë vit.

“Ajo për të cilën folëm me ministrin e Zhvillimit Rajonal është stacioni i autobusëve, të cilën pritet ta fillojmë këtë vit, projekt ky ku do të na ndihmojë edhe kjo ministri”, është shprehur Bulliqi.

Në anën tjetër, ministri Damka ka thënë se përvec ndërtimit të stacionit të autobusëve, siç ka thënë ai, do të ndihmojnë edhe në ndërtimin e tregut të gjelbër në këtë komunë.

“Kemi ra dakord bashkë me Komunën të bashkëfinancojmë në një projekt të madh për të mirën e qytetarëve të Podujevës siç është stacioni i autobusëve. Vitin e kaluar i kemi pas disa projekte në ndërtimin e disa ura dhe do të vazhdojmë me ato ura që kanë mbetur nga viti i kaluar. Pas të ndërtojmë stadiumin e autobusëve do të ndihmojmë edhe në ndërtimin e tregut të gjelbër”, është shprehur Damka.

Gjatë këtij takimi, Bulliqi dhe Damka u pajtuam edhe për vazhdimin e projekteve për ndërtimin e urave në Bajçinë dhe Sfeçël./Llapi.info

May be an image of 2 people and people standing