Lokale - eSIMy

Nga e enjtja do të mbyllet edhe një segment i rrugës së qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një njoftim për medie Komuna e Podujevës, ku është theksuar se kjo do të ndodhë për shkak të ndërtimit të sheshit.

“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, duke filluar nga data 18.02.2021 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve edhe një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të vazhdimit të realizmit të projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, segmenti i Rrugës “Zahir Pajaziti” nga kryqëzimi i Rrugës “Dr.Bajram Krasniqi”, kryqëzimi i rrugës “Ilir Konushefci” deri te kryqëzimi i Rrugës “Xhemajl Mustafa”, do të mbyllet për qarkullim të automjeteve duke filluar nga data 18.02.2021, deri në përfundimin e punimeve. Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap”, thuhet në njoftim./Llapi.info