Komuna e Podujevës ka bërë ri tenderimin për ndërtimin e parkingut nëntokësor, shkruan Llapi.info.
Kështu është njoftuar sot në faqen zyrtare komunale.
“Komuna e Podujevës kërkon parashtrimin e deklaratave për kualifikim me qëllim të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik dhe konzorciumeve të operatorëve ekonomik që posedojnë kapacitetet e duhura ligjore, teknike dhe financiare për të marrë pjesë në procedurën konkurruese të tenderit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe bartjen e Parkingut Nëntokësor duke përfshirë por pa qenë e domosdoshme edhe objekte afariste (“Objekti”) në Lokacionin te Komuna e Re në Podujevë përmes Partneritetit-Publiko-Privat („PPP‟)”, thuhet në njoftim.
Takimi për hapjen e aplikacioneve: data 02.08.2023 koha 14:30 zyra e prokurimit nr. 55.
Pas këtyre procedurave, ky projekt pritet të nis pas disa muajsh.
I njëjti do të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”.
Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni detajet tjera.