Lokale - eSIMy

Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet më 14 shtator në Kuvendin e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, kjo seancë është thirrur nga 13 këshilltarë komunalë.

Në rend dite do të jetë vetëm një pikë – përkatësisht për ndërtimet pa leje në Podujevë dhe formimi i një komisioni për këtë çështje.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal./Llapi.info