Ka ndërruar jetë Zymer Krasniqi i cili ishte mësues e veteran i UÇK-së, raporton GazetaBlic.Lajmin për vdekjen e tij e dha deputeti i PDK-së, Ferat Shala ku thotë se Krasniqi ishte mësues i tij në shkollën fillore.
“Sot iku në amshim edhe një mësues tjetër, edhe një veteran dhe luftëtarë lirie. Zymer Krasniqi, mësuesi im i gjuhës shqipe nga shkolla fillore, njëri nga bashkëluftetarët e orëve të para dhe një ndër themeluesit e njësitit Pëllumbi në Negroc”, shkroi Shala.
Postimi plotë:
Sot iku në amshim edhe një mësues tjetër, edhe një veteran dhe luftëtarë lirie. Zymer Krasniqi, mësuesi im i gjuhës shqipe nga shkolla fillore, njëri nga bashkëluftetarët e orëve të para dhe një ndër themeluesit e njësitit Pëllumbi në Negroc.Një jetë të tërë e vuri në shërbim të edukimit dhe emancipimit të brezave. U angazhua pareshtur në përgaditjen e një gjenerate të shëndoshë kombëtarisht dhe të gatshme për të udhëhequr luftën çlirimtare për liri. Shumë nga nxënësit që ai i edukoi, i kishte bashkëluftëtarë që u reshtuan krahë tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zymeri ishte luftëtarë i guximshëm, pjesëmarrës dhe kontribues në shumë beteja të UÇK-së, si në Grykën e Llapushnikut, Negroc e Arllat, Gjergjaj, Likoc e Baincë, Mleqan e Kievë. Ai ishte kudo ku e kërkonte angazhimi, detyra, dhe nevoja. Sa në vijat e frontit, sa në linjat e furnizimit dhe logjistikës, deri në përfundim të luftës së lavdishme çlirimtare.Kujtimi dhe respekti për kontributin e tij për çështjen kombëtare do të mbesin të pavdekshëm.
Lamtumire mësuesi im Zymer!