Ka ndërruar jetë veterani i sektorit të arsimit në Podujevë, Sami Thaçi.
Ai ishte mësimdhënës për 43 vite për gjenerata të tëra në Podujevë.
Varrimi i tij bëhet nesër (e premte), në ora 15:00, në varrezat e fshatit Zakutë.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.







