Ka ndërruar jetë Bislim Berisha nga Podujeva.
Bislim Zejnullah Berisha ishte një nga figurat më të rëndësishme dhe të përkushtuara të sportit shqiptar, veçanërisht në fushën e atletikës në Kosovë. Me punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, ai kontribuoi në zhvillimin dhe afirmimin e atletikës si sport kyç në vendin tonë.
Si sekretar i Atletikës së Kosovës, Bislimi ishte frymëzim për brezat e rinj, një udhëheqës me vizion dhe një njeri i përkushtuar ndaj komunitetit sportiv. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e atyre që e njohën dhe e respektuan.
Varrimi i tij bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Zakutë.