Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur në trevën e Llapit, Qazim Batllava, shkruan Llapi.info.

Njoftimin mortor e kanë bërë të ditur këngëtarë e artistë të ndryshëm kosovarë.

“Sot më 31.10.2022 ndërroi jetë axha im Qazim Batllava”, thuhet në postim.

Ndryshe, tashmë i ndjeri është varrosur sot në ora 16:00 në fshatin Batllavë./Llapi.info