Ka ndërruar jetë Qamile Zhitia nga fshati Llugë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

“Njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë, se sot ka ndërruar jetë Qamile Zhitia. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, me datë 23 maj, në ora 17:00, në varrezat e fshatit”, thuhet në njoftim.

Në fillim u mendua se kishte ndërruar jetë nëna e heroit Afrim Zhitia pasi kishin emrat e njëjtë, por kjo u demantua nga familjarët e heroit kombëtar.