Lokale - eSIMy

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ka bërë të ditur me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të punëtores së saj, Samire Hoti Myftiu.

Sipas njoftimit, kontributi i saj në shërbim të pacientëve dhe përkushtimi i vazhdueshëm në profesionin e saj do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje nga kolegët dhe institucionet shëndetësore.

Në këto momente të vështira, Drejtoria e Shëndetësisë u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

U prehtë në paqe.