Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili javë më parë kishte marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku në Bresalc.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili javë më parë kishte marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku në Bresalc.

“Lagjja e ‘Myhyrëve’, Bresalc 12.02.2019-19:30. Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte i hospitalizuar në QKUK,  i njëjti me 26.02.2019 ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia.