Në ditët e bekuara të haxhit dhe në vendin më të shenjtë për myslimanët, Qabe në Mekë, ka ndërruar jetë haxhiu nga Vushtrria, Avdi Jusufi.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi mortor, ku thuhet:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta babai ynë, haxhi Avdi Jusufi.
Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar.
E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut.