Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Mulla Mustafë Dervisholli nga fshati Obrançë e Podujevës, njofton Llapi.info
Varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit.
Dervisholli ishte imam, por krahas riteve fetar, asnjëherë nuk ka ndalur aktivitetin patriotik e atdhetar në të mirë të kombit.
Dervisholli do të kujtohet gjithmonë guximi i tij i pa shoq kur në Prishtinë, në xhaminë e Çarshisë, në vitet 1998/99 xhematit i fliste me orë të tëra për nevojën që të mbështetej UÇK-ja, me njerëz apo me logjistikë./Llapi.info







