Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një komunikatë për media ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet I.A., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur më 1992.

Sipas komunikatës, i burgosuri me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“I.A., ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.