Ka ndërruar jetë veprimtari i kahershëm i çështjes kombëtare, Bislim Hyseni.
Ai u bë i njohur me odën e tij të famshme, në të cilën heroi Zahir Pajaziti, përgatiti dhe intruktoi aksionet kundër forcave serbe.
Konaku i tij ishte strehë e sigurtë për shumë ish-ushtarë të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi për vdekjen e Bislim Hysenit u bë i ditur nga familjarët dhe bashkëveprimtarët.
Varrimi do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Shtedim.