Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Ideal Halabakut, 22-vjeçar nga Pozherani, i cili humbi jetën në një aksident që dyshohet se ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmi ka prekur rëndë familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin në Viti e Pozheran.
Telegram ngushëllimi për vdekjen e tij ka dërguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halabaku.
Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.
Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë.
Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit.
Prehu në paqe