Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka qenë miratimi i buxhetit për vitin 2026 dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata nga komunitetet joserb.
Ajo u bojkotua nga PDK, LDK e AAK dhe Nisma, të cilat këtë seancë e vlerësuan si të jashtëligjshme.






