SUEDI- Një grup prej 22 studiuesish kanë kritikuar publikisht strategjinë e përdorur nga Suedi mbi CoVid-19. Ky shtet ishte ndër të fundit që mori masa për kufizimet e lëvizjeve për qytetarët duke bërë që koronavirusi të përhapej shpejt.
Gjatë 24 orëve të fundit në Suedi janë shënuar 114 vdekje nga CoVid-19 duke e çuar numrin total në 1033.
Kritikat e shkencëtarëve ndaj Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik janë botuar në Dagens Nyheter dhe u drejtohen politik bërësve për të ndërmarrë masa të shpejta dhe radikale për frenimin e Covid-19.
Kritikat vijnë në një kohë kur vdekjet në Suedi kanë shkuar në 1.033 sipas Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik.
Kjo është një rritje prej 114 viktima në 24 orët e kaluara. Përditësimi ditor konfirmon gjithashtu se 11.445 njerëz kanë testuar pozitiv në Suedi me 915 që kanë marrë ose po marrin trajtim të kujdesit intensiv./tch