Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës njofton se nesër (e martë), me fillim nga ora 16:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet dëgjimi publik me temën: Rregullorja për kushtet kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, shkruan Llapi.info. 

Me anë të një kumtese, Komuna ka ftuar pjesëtarët e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe qytetarët të marrin pjesë në diskutim.

“Me datën 22 mars, e marte, nga ora 16:00 mbahet diskutim publik në Sallen e Kuvendit Komunal me temën: Rregullorja për kushtet kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve. Ftojmë pjesëtarët e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe qytetarët të marrin pjesë në diskutim”, thuhet në njoftim./Llapi.info