Lokale - eSIMy

Stuhi e fuqishme ka përfshirë në dalje të Komoranit.

Në pamjet që ka publikuar MeteoKosova shihet edhe veturat kanë ndaluar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

IHMK njofton po ashtu se do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.