Një tjetër rast për transport ilegal të druve është evidentuar në fshatin Përpellac të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë rast, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, është ndaluar një person, i cili në traktorin e tij kishte të ngarkuar mbi 3 metra dru pa dokumente përcjellëse.
‘Fsh. Përpelac (NN) 24.08.2021 – 07:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që traktorin e tij i kishte të ngarkuar 3.3 m3 dru, pa dokumentacionin përkatës. Drunjtë janë konfiskuar dhe deponuar APK dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






