Lokale - eSIMy

Një tjetër person është ndaluar në fshatin Dvorishtë të Podujevës, nën dyshimin se po transportonte dru kundërligjshëm, raporton Llapi.info.

“Fsh. Dvorishtë, Podujevë 03.09.2021-04:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar,  nga njësiti policor dhe roja e pyjeve është takuar në rrugë me automjet në të cilin kishte  të ngarkuara  dru zjarri për ngrohje të pa damkosura dhe pa flet përcjellje”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.

Më tej është bërë e ditur se nga i dyshuari sasia e druve është dërguar në AKP-dega në Podujevë.

Sipas Policisë, pas procedurave, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info